HomeLajmi i Fundit

Trafikonin drogë, arrestohen dy persona në Pogradec

Policia ka arrestuar dy persona pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë rënë shtetasit A.P 37 vjeç dhe J.P 25 vjeç, të dy me precedent të mëparshëm penal.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, (të dy me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje).

Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhëra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje
.”, thuhet në njoftimin e policisë.