HomeLajmi i Fundit

Trafikonin klandestinë, shkon në 10 numri i të arrestuarve në Elbasan

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar në Elbasan, që vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve.

Policia bën me dije se është bërë e mundur ndalimi i dy shtetasve të tjerë M.K., 32 vjeç, dhe M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim.

Ditën e djeshme policia vuri në pranga 8 persona, të cilët vepronin si grup kriminal duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.