HomeSociale

Tragjedi, 35-vjeçarja futet në rezervuar për të shpëtuar të bijën por mbyten të dyja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Pogradec, ku raportohet se janë mbytur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, të pakonfirmuara ende nga uniformat blu, dyshohet se në një rezervuar në Alarup janë mbytur nënë e bijë.

Vajza, rreth moshës 9-10 vjeç, ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.

Nena është identifikuar si shtetasja Liri Mazelli, 35-vjeçe.

Njoftimi i policisë;

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.

Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


TË NGJASHME