HomeShowbiz

Tragjedi në homazhet e reperit Nipsey, vritet një person, 3 të plagosur

Tre të plagosur dhe një i vdekur, ky është bilanci i viktimave, që u shkaktuan gjatë homazheve për vdekjen e reperit Nipsey Hussle, këtë të enjte në Kaliforni. Reperi u vra muajin e kaluar, në moshën 33-vjeçare.


Policia e Los Angeles deklaroi se viktimat ishin tre meshkuj dhe një grua, të gjithë afroamerikanë.


Mijëra fansa dhe të afërm të reperit, ishin duke shoqëruar arkivolin, kurse të dyshuarit ishin në një automjet “Hyundai” gri.


Disa fansa kishin udhëtuar qindra kilometra për të qenë të pranishëm në memorial, kurse incidenti, ndodhi rreth 15 minuta larg vendit ku Nipsey u vra.


Policia bënte thirrje vazhdimisht për të ndalur incidentet dhe dhunën.


Deri tani nuk ka ndonjë të dhënë se incidenti ka lidhje me memorialin e reperit , por shefi i LAPD tha se incidenti “ndodhi në mes të këtij memoriali”.


TË NGJASHME