HomeLajmi i Fundit

Tragjedia në Kombinat, zbardhet dëshmia tronditëse e të mbijetuarës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga historia tragjike e familjes Josifi , e cila tronditi mbarë opinionin publik.

Është zbardhur dëshmia e Blera Josifit, 34-vjeçares e cila tentoi të vetëflijohej bashkë me nënën e saj, duke agjëruar për disa ditë më radhë, por fatmirësisht mundi të mbijetojë.

Nga dhoma e spitali, ajo ka rrëfyer për hetuesit e çështjes fakte tronditëse.

“Qe kur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarit e Jehovait”. Më vone kemi qene edhe ne kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim ne asnje kult fetar por besonim ne ringjallje dhe i kryenim ritet ne banese. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa ne fillim te vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrenë gati 2 muaj deri ne mars te 2019 ku ra ne gjumë te thelle sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se keshtu na meson bibla jone”, tha ajo.

Më pas ajo tregoi se pasi motra e saj ra në gjumë, sakrificën e këtij besimi e nisi ajo me nënën e saj, Zhanetën.

“Një vit pasi motra ra në gjumë nisem sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Ndërsa unë vazhdova ritin derisa erdhi policia”, pohoi Blerta.

Ngjarja u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to. Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura.

K.S/GotaNews