HomeShëndeti

Tragjíke në Elbasan/ Ndërron jetë në spital 3-vjeçari, prej katër ditësh kurohej në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Elbasan, ku në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë në spital një fëmijë 3-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, i mitur kishte katër ditë që mjekohej në shtëpi dhe mbrëmë është dërguar në spital me temperaturë të lartë.

3-vjeçari është dërguar nga familjarët me urgjencë në Pediatrinë e Spitalit të Elbasanit dhe është futur menjëherë në oksigjen, pasi mësohet se vuante nga Pneumonia Bilaterale.

Gjatë qëndrimit në spital i mituri ka shfaqur edhe insufiçencë respiratore akute dhe insufiçencë kardiake, çka edhe i ka marrë jetën.

Njoftimi i polícisë:

Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-lígjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”


TË NGJASHME