Botë Kronikë Lajme

Tragjike në Itali, vdes 38-vjeçari shqiptar

Tragjik ka rezultuar fundi i një 38-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në Itali.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 6:00 në rrugën bregdetare që lidh Giovinazzo dhe Molfetta. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i martuar dhe baba i 3 fëmijëve, (identiteti nuk behet i ditur) ishte duke ecur me biçikletë kur u përplas nga një mjet ‘Mini Couper’ që drejtohen nga një grua.

Fill pas ngjarjes, drejtuesja e mjetit njoftoi ambulancën, por shqiptari nuk mundi t’i mbijetoi plagëve të marra. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Related posts

Dëmet nga tërmeti/ Rama shpjegon vendimet e qeverisë

Klaudia gotanews

Jepet nënshtetësia italiane e nderit 5 shqiptarëve, ja pse

Klaudia gotanews

Policia padit ish-deputetin e PD-së

Mila
Na Kontaktoni!