HomeShowbiz

Tragjike, vdes në aksident kantautori i grupit të njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, kantautori LaShawn Daniels .

Daniels shkroi tekste të tilla si Say My Name të Destiny’s Child, ku ka fituar Çmim Grammy dhe këngën e Lady Gagas, Telephone.

Kantautori, i cili njihej si Big Shiz, gjithashtu punoi me artistë të mëdhenj si Whitney Houston, Michael Jackson, Brandy dhe Toni Braxton.

Ai vdiq në një aksident me makinë në Karolinën e Jugut. Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij April.

“Një kompozitor dhe kantautor fitues i Grammy, Daniels ishte besimi dhe shtylla e familjes sonë,”-shkroi April në Instagram.

Ai fitoi Çmimin Grammy për këngën më të mirë R&B në vitin 2000, Say My Name dhe u nominua edhe 7 herë të tjera.

Daniels ishte një bashkëpunëtor i rregullt i Rodney Jerkins AKA Darkchild.

Kantautori ishte martuar me bashkëshorten Aril prej 20 vitesh dhe ka 3 fëmijë.


TË NGJASHME