HomeSport

Trajneri i Juventus çon ish-gruan në gjykatë dhe akùza është e rëndë

Massimiliano Allegri ka ngritur një nga akùzat më të forta për ish-gruan e tij: Ka përdorur paratë e destinuara për djalin e tij, 200 mijë euro, për qëllime të tjera. Madje trajneri i Juventusit ka vendosur ta dërgojë në gjykatë ish-bashkëshorten e tij, Claudia Ughi për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare.

Seanca paraprake u vendos në fillim të korrikut 2022, në Pallatin e Drejtësisë “Bruno Caccia” në Torino.

Në korrik 2017, pas një marrëveshjeje në gjykatë, Allegri filloi të paguajë nga 10 mijë euro në muaj për mirëqënien e djalit të tij ku përfshihen shpenzimet e shkollës, pushimet dhe nevoja të tjera.

Katër vite më vonë, në fillim të vitit 2021, Allegri kërkoi uljen e shumës në 5 mijë euro në muaj për shkak të papunësisë së tij dyvjeçare.

Megjithatë, gjykata e refuzoi kërkesën e tij duke shpjeguar, me pak fjalë, se si papunësia në fakt nuk e ka dëmtuar gjendjen ekonomike të teknikut të Livornos.

Ndërkohë Allegri (i përfaqësuar nga avokati Pietro Gaetano Nacci Manara) vendos të padisë ish-gruan e tij, duke e akùzuar atë për përdorimin e këtyre parave për qëllime të tjera dhe, mbi të gjitha, për pagesën e shkollimi në universitetin e vajzës së saj. Gjithashtu për shkak se, nga deklaratat e llogarive dhe transfertat bankare – material tashmë në posedim të gjyqtarëve në fazën civile – dolën investime financiare të bëra nga ish-bashkëshortja e Allegrit, duke përfshirë blerjen e një apartamenti në Livorno./ Burimi: Livorno Today | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME