HomeSport

Trajneri i ri i Chelsea, për Lampard mungon vetëm zyrtarizimi

Në Angli, nuk ka më dyshime, Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Chelsea. Sipas mediave lokale, mungon vetëm zyrtarizimi i Lampard, gjë që pritet të ndodhë në fillimin e muajit tjetër. Për plot 13 vite Lampard ka luajtur për Chelsea duke u kthyer në emblemë të klubit anglez.

Pas largimit të Maurizio Sarri, zgjedhja e parë e Roman Abramovich ishte pikërisht Frank Lampard. Të gjitha pengesat që mbanin të distancuar Lampard dhe Chelsea kanë rënë dhe më në fund, Lampard do të marri zyrtarisht drejtimin e klubit ku është kthyer në legjendë. Kontrata e Lampard do të jetë 2-vjeçare dhe pritet që të përfitojë rreth 5,5 milionë sterlina në sezon.

Po ashtu, edhe Derby County I ka hapur rrugën këtij transferimi. Klubi që militon në Championship dhe që u drejtua në sezonin e fundit pikërisht nga Frank Lampard ka bërë të ditur me anë të një njoftimi për mediat se shpreson që marrëveshja të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nga largimi i trajnerit, Derby do të fitojë 4 milion stërlina për prishje të njëanëshme të kontratës, shifër kjo është është pranuar të paguhet nga Chlesea.


TË NGJASHME