HomeSport

Trajneri Qarabag: Partizani kundërshtar i vështirë, duhet të jemi të kujdesshëm

Pas hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës, për turin kualifikues të Champions League, trajneri i Qarabag, Gurban gurbanov, ka deklaruar për mediat se i druhet përballjes me Partizanin. Më herët, kampionët e Azerbajxhanit, janë përballur edhe me Kukësin në Kupat e Europës, ndërsa trajneri Quebanov është shprehur se ekipet shqiptare janë shumë të disiplinuara dhe Partizani, është një ekip i vështirë.

“Do të përballemi me një kundërshtar të vështirë. Ekipet shqiptare janë shumë të disiplinuara. Ajo skuadër ka një trajner të ri dhe do të jetë një rival me të cilin nuk jemi ndeshur më parë. Ndoshta mund të bëjnë edhe transferime të reja. Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm,” theksoi Gurbanov.


TË NGJASHME