HomeSport

Trajnerja shtang me përgjigjen e saj: I zgjedh ne varësi të madhesisë së P****it

Barazia gjinore duket se po ecën mjaft mirë për femrat.
Këto kohët e fundit kemi vënë re që edhe femrat jane futur në botën e futbollit, duke nisur që me gjyqtaret femra, por në një nivel tjetër e ka çuar Imke Wubbenhorst.

Imke Wubbenhorst u bë trajnerja e parë femër në divizionin e pestë të futbollit gjerman, muajin e kaluar. Ajo tashmë është duke u kujdesur për të mbajtur në loje BV Cloppenburg, të cilet janë të kërcënuar nga rënia nga kategoria.

Imke Wubbenhorst I është dashur në fakt të luftojë disa herë për çështjen gjinore që nga bashkimi me Cloppenburg.

Gjithashtu një ndihmës trajner i cili ishte pjesë e ekipit të ish-menaxherit të klubit u shkarkua për “refuzimin për të marrë kone për një grua” gjatë trajnimit.

Por takimi historik I saj nxiti një gazetar ta pyeste nëse lojtarët duhet të veshin tuta përpara se ajo të hyjë në dhomat e zhveshjes, një pyetje tendecioze e cila mori një përgjigje shumë ironike.

Përgjigja e Wubbenhorst ishte: “Sigurisht që jo, unë jam profesioniste. Unë zgjedh (ekipin) në varësi të madhësisë së penisit”.

Një përgjigje që I ka lënë që të gjithë pa fjalë dhe pa përgjigje.


TË NGJASHME