HomeSociale

Trajtohej nga depresioni, por vendoset shef policie

Konflikti mes dy kolegëve në Komisariatin e Korçës, zbuloi skandalin e emërimit në detyrë të njërit prej tyre. Artur Ibo, punonjës në Policinë e Shtetit prej 20 vitesh, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se për shkak të konfliktit me shefin e tij para 3 vitesh, sot është përjashtuar nga radhët e uniformave blu.

Sherri me shefin e tij Erion Mërkuri degradoi në përplasje fizike mes tyre. Erion Mërkuri bëri denoncim ndaj tij dhe gjykata e dënoi me 2 milionë Lekë gjobë Artur Ibon. Ky i fundit e ka apeluar çështjen, po kështu edhe Erion Mërkuri, pasi kërkon që kolegu i tij të dënohet me burg dhe jo me gjobë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ende pa u dhënë vendimi i Gjykatës së Apelit, Artur Ibo u përjashtua edhe nga policia pas 20 vitesh shërbim.

Nga denoncimi i këtij rasti, është zbuluar se shefi i togës Erion Mërkuri më parë kurohej me KEMP pasi vuante nga depresioni. Para se të emërohej në radhët e Policisë së Shtetit, Mërkuri kishte kërkuar ndërprerjen e KEMP-it. Problemet shëndetësore që zotëria në fjalë ka pasur (apo ka), ngrenë dyshime për emërimin e tij në strukturat e policisë nëse janë shkelur kriteret e pranimit.


TË NGJASHME