HomeSociale

Trajtoni depresionin me kura natyrale dhe efektive

Ka shumë njerëz që vuajnë nga depresioni kohët e fundit madje është bërë  një sëmundje mjaft e përhapur, por ka disa kura natyrale për të trajtuar atë.

Maja e birrës
Dhe pse nuk ka një shije fort të kënaqshme majaja përmban sasi të madhe të vitaminave të grupit B, magnez, aminoacid që rregullojnë aktivitetin e sistemit nervor.

Këta përbërës favorizojnë prodhimin e hormoneve të mirëqenies, endorfinën dhe serotoninën, që kontrollojnë ankthin dhe trishtimin që shoqërojnë depresionin.

Për këtë ju duhet vetëm një lugë maja dhe një gotë ujë e vakët. Konsumoheni 30-40 minuta pasi keni ngrënë mëngjes. Përsëriteni çdo ditë derisa të vini re përmirësimet.

Limon dhe fara chia
Një pije e tillë ka veti qetësuese të sistemit nervor duke ndihmuar në kontrollin e depresionit.

Hidhni lëngun e një limoni në ujë, shtoi farat e chia-s dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Pijeni këtë dy herë në ditë për tre javë rresht.

Sallata jeshile
Lëngu i sallatës jeshile është një shërues natyral që redukton simptomat e depresionit falë raportit të saj interesant të përbërësve të rëndësishëm.

6 gjethe të lara sallatë jeshile vendosini në shtrydhëse frutash me 100 ml ujë. Piheni tre javë resht me stomakun bosh.


TË NGJASHME