HomeTeknologji

Traktori më i shpejtë futet ne librin e rekordeve Guinness

Ky traktor mban rekordin Guinness si traktori më i shpejtë në botë.

Guy Martin njihet edhe si adhuerues i shpejtësisë, prandaj nëse ti ke një tokë për të pluguar dhe dëshiron ta përfundosh në një kohë rekord, atëherë duhet ta njoftosh.

Dhe kjo sepse ish-garuesi i motoçikletave dhe mekanik, tashmë është bërë pjesë e librit të rekordeve me traktorin më të shpejtë në botë, i cili arrin një shpejtësi prej 217 km/h.

Në videon e mëposhte shihet britaniku nga Linncol ndërsa thyen rekordin e tij të mëparshëm në drejtimin e një mjeti të rëndë “JCB”.

“JCB Fastrac Two” i dizenjuar dhe ndërtuar nga një ekip inxhinierësh të rinj në selinë e prodhuesit të makinerive bujqësore në Staffordshire, e mori titullin në fushën ajrore të Elvington në York. Kjo arritje u rendit zyrtarisht dhe në librin e rekordeve Guinness.

Rekordin e mëparshëm për traktorin më të shpejtë në botë e mbante sërish JCB dhe ishte vendosur në qershor të vitit 2019.


TË NGJASHME