HomeShëndeti

Spanjë/ Tranjerin e fitnesit nuk e ndal karantina (Video)

tranjeri fitnesi ne spanje

Karantina e vendosur nga autoritet spanjolle, duket se nuk është justifikim për të ndaluar ushtrimet sipas një tranjeri fitnesi në Sevilja të Spanjës.

Asgjë nuk na ndihmon të kalojmë këto kohë sfiduese më shumë sesa të shohim mirësinë njerzore të rrezatojë në mënyrë të tillë. Ndërkohë që  koronavirusi, Covid-19, po paralizon vëndet me radhë me karantina të urdhëruara, lidhja njerëzore mbizotëron kudo. Për shembull, banorët e Seville, Spanjë nuk po lejojnë që bllokimi mbarëkombëtar i vendit të tyre, të imponuar së fundmi, t’i ndalojë ata të mbajnë në formë trupin e tyre. Një video motivuese që tregon vazhdimin e një klase fitnesi, u bë virale të shtunën, 14 Mars.  Përse u be virale? Shikojeni për të kuptuar!

Trajneri Gonzalo i Sano Sevilla Los Bermejales udhëhoqi klasën e tij në një rutinë fitnesi nga një çati pallati dhe ndjekesit e klasës digjnin kalori në ballkonet e një ndërtese fqinje duke ndjekur udhëzimet e tij.

“Pavarësisht se sa të pafavorshme janë rrethanat, ne do të bëjmë më të mirën.” – ishte titulli origjinal i postimit në spanjisht.

Pjesë e shpërndarjes virale, për stërvitjen e pazakontë, u bënë dhe vipa të ndryshëm. Kristen Bell ripostroi këtë video  për miliona ndjekësit e saj, ndërsa yje të ndryshëm iu përgjigjën me komente mbështetëse.

Ky është thjesht një nga momentet prekëse për të rritur moralin nga pandemia e koronavirusit, COVID-19. Italia e mbyllur është mbërthyer gjithandej me fenomenin “lumturia e ballkonit” , e shpërndarë nga mediat sociale. Kina, e cila ishte vendi i parë që kufizoi me forcë daljet publike, gjithashtu ka treguar se si gëzimi dhe hareja përmes veprimeve të ngjashme, ndihmon në mënyrë të qënsishme tejkalimin psikologjik të izolimit dhe stresit.

Spanja është shteti i dytë në Europë me problematikën më të madhe, pas Italisw. Vetëm dje, janë shënuar 806 raste të reja dhe 3 vdekje, duke regjistruar ne total 8,794 raste dhe 297 vdekje.


TË NGJASHME