HomeSport

Transferim i bujshëm në NBA, Westbrook largohet nga Oklahoma

Në botën e NBA, pritet të ndodhë një transferim që do të trondisë ekuilibrat e sezonit të ri të këtij sporti. Edhe pse mungon zyrtarizimi, në SHBA, janë të sigurtë Russell Westbrook do të largohet nga Oklahoma për të vazhduar karrierën e tij në Houston.

Mediat lokale, citojnë burime nga Oklahoma City Thunder, madje japin edhe detaje të transferimit. Westbrook do të largohet nga Oklahoma pas plot 11 vitesh dhe te skuadra e re në Houston do të gjejë yllin tjetër të basketbollit amerikan, James Harden. Nga ana tjetër, nga Houston Rockets, do të largohet Paul George, që do të rikthehet aty ku nisi karrierën, Oklahoma City Thunders.

Nuk bëhen të ditura termat financiarë, por sa i përket atyre sportivë, me këtë transferim, Houston do të rrisë ndjeshëm kuotat mes pretendentëve kryesorë në sezonin e ardhshëm të NBA. Russell Westbrook konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit amerikan të basketbollit. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat, pasi ai është zgjedhur tetë herë në All Star Game, ndërsa në vitin 2017 fitoi edhe tiullin MVP, si më i miri i sezonit.


TË NGJASHME