HomeSport

Transferimi i bujshëm i Otto John te Prishtina, zbulohet shifra e paguar për të

Një nga transferimet më të bujshme ishte ai i Oto Xhon nga Skënderbeu te Prishtina. Ai nuk bindi me paraqitjet që bëri dhe rikthimi në futbollin kosovar u pa si një zgjidhje. Shanset e dhëna për lojtarin nuk ishte e thënë që të ”përktheshin” në sukses. Shifrat e transferimit u diskutuan gjatë si në Kosovë edhe në Shqipëri, por sipas Transfermarkt.com kemi të bëjmë me një shifër të majme 35,000 euro.

 Te Prishtina të gjithë presin ”shpërblimin” në fushë nga Xhon, natyrisht duke iu dhënë koha e nevojshme. Nigeriani ka qënë pjesë e Trepçës më parë, duke e ndihmuar atë në arritjen e objektivave.  Në Kategorinë Superiore Oto Xhon zhvilloi 15 paraqitje, duke shënuar një gol dhe dukë dhënë 3 assiste. Minutat e luajtura ishin me ”pikatore” , jo më shumë se 500 të tilla.  Xhon u mor me shumë bujë, por mesa duket që këtu ishte problemi.


TË NGJASHME