HomeSport

Transferta ndaj Skënderbeut, Gjici vendos premio ‘gjigande’ në rast fitoreje

Kukësi është një prej ekive në Superligën shqiptare që viteve të fundit ka njohur veç rritje . Këtë vit ekipi verilindor e sheh veten në vendin e 7-të në klasifikim, por vetëm 2 pikë larg kreut të renditjes. Nga kjo ngjeshje e skuadrave, presidenti Gjici ka vendosur t’i japë kohën e duhur stafit dhe futbollistëve për të qenë të qetë dhe të arrijnë rezultatet e duhura.

Këtë javë, Kukësi do të udhëtojë drejt Krujës, ku do të përballet me Skënderbeun. Edhe pse nuk është në nivelin e disa viteve më parë, ekipi i Ilir Dajës, nuk duhet nënvlerësuar.

Ekipi dhe futbollistët kanë pasur kohën e mjaftueshme për tu përgatitur fizikisht dhe nën urdhërat e Shpëtim Duros janë kthyer edhe dy prej futbllistëve kyç të ekipit. Et’hemi dhe Obanor janë rekuperuar plotësisht dhe janë të gatshmëm për sfidat e radhës. Për të motivuar edhe më shumë ekipin, ka menduar vetë presidenti Gjici i cili në rast fitoreje, ka vendosur për ekipin plot 20 milionë lekë premio. Gjici shkon ehde më shumë dhe kërkon nga ekipi 3 fitore në 3 ndeshjet e radhës. E nëse kjo arrihet edhe premiot do të jenë të larta, por në rast të kundërt, gjobat dhe ndëshkime do të jenë njësoj të rënda.


TË NGJASHME