HomeModa

Transformim total, ja bizhuteritë e duhura për një look perfekt

Ashtu si për rrobat, ka disa trende bizhuterish që janë pa dyshim pa kohë të vlefshme, si vathë me një kunj, varëse të thjeshta, unaza martese, etj.  Por, si çdo pjesë tjetër në veshjet tuaja, tendencat e reja të bizhuterive gjithmonë shfaqen dhe janë një mënyrë argëtuese për të luajtur me pamjen tuaj pa ndryshuar plotësisht stilin tuaj. Meqënëse jemi në sezonin ku trendet e reja konfirmohen zyrtarisht, dizajnerët më të njohur na sjellin më pranë koleksionet e reja të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve.

Krijuesit e markave të njohura sollën në koleksionet e tyre gurë të mëdhenj e plot ngjyra dhe gjithashtu rikthyen trendin e vendosjes së vetëm një vathi. tendencat më të mëdha të bizhuterive që do të mbizotërojnë pranverën dhe verën e vitit 2020.

1

Bizhuteritë me ngjyra
Harrojeni arin dhe argjendin, koleksionet e reja flasin të gjitha për një shpërthim ngjyrash të ndezura, të miksuara me njëra-tjetrën.

2

Të vendosësh vetëm një vath
Vathët do t’i kemi “single” në sezonin e ardhshëm, ky trend tërhoqi vëmendjen në pasarelën e Prabal Gurung, Tibi dhe Marc Jacobs. Si ta arrini këtë look? Vendosni vetëm një vath të stërmadh dhe look-u juaj do të kompletohet.

3

Varëset me zinxhir të trashë
Zinxhirët po zmadhohen në çdo sezon që po vjen. Brandon Maxwell solli versionin e zinxhirit të mbushur plot me gurë ndërsa Zimmermann propozoi kombinimin e dy varëseve voluminoze në stile të ndryshme.

4

Perlat
Perlat kanë ardhur për të qëndruar dhe pranvera e 2020 do të jetë e tyre! Perla klasike do të mbizotërojë sezonin duke ardhur single ose në versione të kombinuara.

5

Vathët e rrumbullakët
Një gjë është e sigurt, nuk kanë ikur kurrë nga moda, por në sezonin e ri përgatituni t’i shihni edhe më të trasha edhe më të mëdha.


TË NGJASHME