HomeShëndeti

Transportonin mish me thasë, AKU bllokon produktin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve ditën e sotme ka sekuestruar një sasi mish gjedhi (lope), i cili dyshohet se transportohej kontrabandë nga Greqia në kushte aspak normale.

Transporti po kryhej nga shtetasi Thanas Ciko, me anë të një automjeti i cili nuk përmbushte kushtet minimale të higjenës. Gjithashtu, nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se mishi nuk ishte i certifikuar.

Ciko është ndaluar pranë kufirit në shtetin grek në Sherret të Bashkisë Konispol, ndërsa ndaj tij do të merren masa në bazë të legjislacionit të fuqi.

AKU kohët e fundit ka ndërmarrë aksione të vazhdueshme për goditjen e çdo biznesi që tregëton produkte ushqimore në kushte aspak higjenike/tiranapost.al


TË NGJASHME