HomeSport

Trazirat në Barcelonë, ja data e re për zhvillimin e “El Classico”

Trazirat në qytetin e Barcelonës, bënë që “El Classico”, sfida mes Real Madrid dhe Barcelonës e programuar të luhej më datë 26, të shtyhej për një datë tjetër.

Ditën e sotme, liga spanjolle nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se ndeshja mes dy ekipeve do të luhet në datë 18 dhjetor.

Në fillim ishte hedhur ideja që të luhej më 7 dhjetor, ndoshta edhe në mesjavë, më 4 dhjetor. Por, dëshira e të dy klubeve ishte të luhej më 18 dhjetor, dhe liga i pranoi kërkesat e tyre.


TË NGJASHME