HomePolitikë

Trazirat në SHBA/ Reagon Erdogan dhe jep një mesazh shprese

Për trazirat në SHBA nuk ka munguar as reagimi i Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se sulmi në Kongresin amerikan është një turp që ka “tronditur njerëzimin”.

Por, ai nuk hezitoi që të dënojë ngjarjet e dhunshme të së mërkurës që sipas tij ndodhën në “të ashtuquajturin djep të demokracisë”.

“Ky është turp për demokracinë”, u tha Erdogan gazetarëve të premten në Stamboll.

Erdogan, i cili ka një miqësi me presidentin Trump, kishte pritur tre ditë para se ta uronte Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

“Shpresojmë që tranzicioni (i pushtetit) te Biden në 20 janar të jetë paqësor dhe se paqja do të kthehet në Amerikë”, është shprehur presidenti i Turqisë.

Marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin u përkeqësuan pas grushtshtetit e dështuar më 2016, për të cilin Erdogan e fajëson një klerikun fetar Fetullah Gulen. Megjithatë, miqësia e Erdoganit dhe Trumpit ka ndihmuar që Turqia të mos jetë subjekt i sanksioneve amerikane, për shkak të përkeqësimit të të drejtave të njeriut.


TË NGJASHME