HomeShëndeti

Tre arsye pse ekziston ‘madhështia e mëngjesit’ sipas shkencës

Nëse keni një penís, shanset janë që të keni përjetuar rritje të tij gjatë natës ose ‘madhështinë e mëngjesit‘, siç njihet më shpesh. Në fakt, fenomeni është tepër i zakonshëm dhe shpesh ndodh rreth tre deri në pesë herë gjatë një periudhe tetë-orëshe gjumi.

Lajmi i mirë është se nëse zgjoheni me ereksion, kjo do të thotë që jeni të shëndetshëm. Por pyetja mbetet pse ndodh kjo gjë? Rezulton se ka disa shpjegime shkencore në lidhje me shkakun e “drurit” në mëngjesi, teksa arsyet e para lidhen me ciklin e gjumit të një personi.

Sergio Diez Alvarez, drejtor i mjekësisë në Spitalin Maitland në Universitetin e Newcastle shpjegoi:

“Ereksionet e penísit gjatë natës ndodhin gjatë gjumit të Lëvizjes së Shpejtë të Syve (REM) (faza gjatë së cilës ne ëndërrojmë). Ereksionet ndodhin kur aktivizohen zona të caktuara të trurit. Gjumi përbëhet nga disa cikle të gjumit REM dhe jo-REM (të thellë). Gjatë gjumit REM, ka një zhvendosje në sistemin dominues që aktivizohet. Ne kalojmë nga stimulimi simpatik (luftoni dhe ikni) në stimulimin parasimpatik (pushim dhe tretje). Ky ndryshim në ekuilibër nxit një përgjigje nga sistemi nervor parasimpatik – dhe kjo bën që ai të ngrihet.
Një arsye tjetër është niveli i testosteronit. Testosteroni është në nivelin e tij më të lartë në mëngjes, duke na treguar gjithashtu se gjatë natës rrit shpeshtësinë e ereksioneve.”

E fundit, por padyshim jo më e rëndësishmja, disa profesionistë mendojnë se mund të jetë reagim i trupit për t’ju bërë të ditur se keni nevojë të urinoni, gjë që do të shpjegonte pse penísi ulet në momentin që djemtë zbrazin fshikëzën e tyre.

“Ka më shumë gjasa që arsyeja për ereksionin e mëngjesit të jetë nga ndjesia e pavetëdijshme e fshikëzës së plotë, e cila stimulon nervat që shkojnë në shtyllën kurrizore dhe këto përgjigjen drejtpërdrejt duke gjeneruar një ereksion (një refleks kurrizor)”, shtoi Alvarez.

Ndonëse studimet shkencore nuk kanë arritur plotësisht në përfundimin që ‘madhështia e mëngjesit’ kontribuon në shëndetin e një personi, disa studime kanë sugjeruar se nëse ato ndalojnë papritur, mund të jetë një sinjal për sëmundje të tilla si diabeti ose depresion të rëndë./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME