HomeShowbiz

Tre balona për Donaldin në ditëlindjen e Borës, Trixa bën reagimin e papritur

Tre balona kanë kaluar ditën e djeshme sipër shtëpisë ë Big Brother Vip dhe të treja ishin për Donaldin. Surprizat ishin nga Anaidi dhe Kledi, të cilët ngatërruan rrjetin me mesazhet e tyre. Në njërin mesazh shihej fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në tjetrën shkruhej ““Bota është e jotja, Donaldi demi. Jepi gaz” dhe në të fundit shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret – 9 janar”.

Këto mesazhe duket se përshtjelluan Beatrix, e cila shfaqi mërzi dhe direkt ndezi një cigare.

Kujtojmë që data 9 janar ishte ditëlindja e Borës, por nuk dihet nëse kjo ishte koincidencë apo diçka e mirëmenduar.

Pas kësaj Donaldi i tha Beatrix:

Data 9 janar është ditëlindja e Borës. Nuk e di a është koeçidencë apo jo. Por, janë njerëzit që mua më mbështesin. Nuk dua që ti të mërzitesh. Për mua ishte shumë gjë e bukur e gjitha. Dhe sido që të jetë personin jashtë e respektoj.”/ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME