HomePsikologji

Tre dashuritë që përjetojmë gjatë jetës

Dashuria e parë fillon kur jemi të rinj. Ndryshe njihet si “dashuria idealistike”. Është diçka sikur në përralla. Ne besojmë se jemi duke e bërë për familjen dhe shoqërinë.

E dini ndjenjën-  mendoni se e keni gjetur personin që është i/e përsosur. Çdo person ndihet xheloz pranë jush sepse jeni “çifti i përsosur”.

Problemi i vetëm me këtë lloj dashurie? Kryesisht mbështetet në atë se si ju shohin tjerët, e jo në atë se si ju vërtetë ndiheni.

Lloji i dytë i dashurisë ndodh kur gjërat vështirësohen. Ndryshe njihet edhe si “dashuria e vështirë”. Kjo është dashuria ku zhytemi thellë në seksualitetin tonë, në dëshirat tona dhe fillojmë t’iu përgjigjemi një pyetje: Kush jam unë?

Herë pas here mendoni se keni lindur për njëri-tjetrin. Herëve tjera dëshironi t’ia hiqni kokën njëri-tjetrit.

Është diçka me pasion, e gabuar dhe që ju lëndon. Ndonjëherë ndaheni, riktheheni prapë bashkë, ndaheni prapë, etj. Secilën herë e kuptoni se thjesht nuk është diçka që funksionon.

Lloji i tretë i dashurisë vjen nga asgjë. Kur e takoni këtë person, asnjëherë nuk e keni konsideruar se do të përfundoni me të.

Ndoshta nuk keni qenë fare duke kërkuar një lidhje të re, ose mendoni se personalitetet i keni krejtësisht të kundërta, por kur filloni të lidheni, atëherë fillon diçka për të cilën asnjëri prej jush nuk jeni përgatitur.

Kur e filloni lidhjen, e shihni se çdo gjë rrjedh si uji. Edhe personalitetet tuaja përshtaten jashtëzakonisht shumë. Ju i kompletoni forcat dhe dobësitë e njëri-tjetrit, andaj që të dy ndiheni se mund ta pushtoni tërë botën.

Keni kaluar shumëçka, munde e ndarjet ë shumta, por tani e dini se keni lindur për këtë person sepse e përmirësoni njëri-tjetrin në çdo aspekt.

Kur ta gjeni këtë lloj të dashurisë, bëni çdo gjë që të mos e humbni – edhe nëse duhet të dilni nga vetja.


TË NGJASHME