HomeLajmi i Fundit

Tre grabitje brenda natës, por në të fundit, hajdutët shqiptarë…

Tre arrestime u kryen nga karabinierët në Garlenda për një seri vjedhjesh në makina. Në pranga përfunduan dy shqiptarë dhe një rumun.

Ata kanë thyer të paktën 20 vetura. Pasi thyenin xhamat, hynin brenda dhe merrnin çfarë gjenin. Pas një grabitje, ata iknin shpejt për të kryer një tjetër.

Gjithçka filloi mbrëmjen e shkuar. Pasi morën disa raporte në numrin 112, Karabinierët e Albenga dhe Alassio filluan të ndjekin bandën si me patrullime ashtu edhe me hetues civilë.

Në të njëjtën kohë, një ekip teknik i vëzhgimit kryente inspektime të automjeteve për të gjetur gjurmët e mundshme, ndërsa një tjetër ekzaminoi videot e të gjitha sistemeve të vëzhgimit.

Më pas nisi gjuetia ndaj hajdutëve gjatë gjithë natës, derisa në grabitjen e fundit,hajdutët gjetën karabinierët duke i pritur.

Vetëm mbrëmjen e shkuar, shqiptarët kryen tre grabitje.

Në bordin e makinës, një Fiat Panda, me të cilën lëvizën dy shqiptarët dhe rumuni, policia gjeti sende të vjedhura që u sekuestruan.

Tani karabinierët bëjnë apel ndaj drejtuesve të makinave që të denoncojnë vjedhjet për të rimarrë sendet e tyre.

r_20730f0521
r_3019b3b912
r_280041fb3e
r_8a8c9e0d1f
r_2f8dcdffac
r_4e0ab814aa
r_17aa2bf8f5