HomeSociale

“Tre policë të plagosur e 9 persona të shoqëruar nga djegia e KZAZ-së në Bushat”/ Policia lokale jep detaje

Nëntë persona janë shoqëruar deri më tani për djegien e KZAZ-së në Shkodër.

Policia lokale thotë se rreth 250 simpatizantë të Partisë Demokratike, janë mbledhur pranë KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Njoftimi i plotë:

Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te përfshirë ne ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.


TË NGJASHME