HomeShëndeti

Tre rregullat e mëngjesit, që ju ndihmojnë të bini nga pesha

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për shumë arsye. Por është shumë e domosdoshme të dish që këtë vakt po e merr rregullisht dhe në mënyrë të shëndetshme

Nëse do të humbasësh peshë dhe je me dietë, këtu janë disa rregulla që duhet t’i marrësh në konsideratë.

Ha shpejt!

Studimet kanë zbuluar se nëse e konsumon mëngjesin shpejt e shpejt dhe në këmbë ndihmon metabolizmin të fillojë tretjen edhe që të ndihesh e ngopur dhe të mos kesh uri që më vonë mund të ndikojë të bësh zgjedhje të gabuara për drekën apo për darkën.

Kujdes me zgjedhjen!

Qëndro sa më larg ushqimeve që mund të shkaktojnë një fryrje barku. Në vend të tyre, përdor ushqime të cilat ndihmojnë tretjen, por edhe kanë vlera ushqimore për të siguruar ngopje në pjesën e parë të ditës.

Ushqimet që përmbajnë shumë fibra dhe proteina janë zgjedhja më e mirë për të mbajtur të ngopur dhe për një ditë energjike. Por, kujdes me sheqerin. Mëngjesi nuk duhet të përmbajë shumë sheqer.

Ndaje në porcione!

Një mëngjes i plotë dhe i tejmbushur do të ndihmojë të ndihesh e ngopur, por mos harro se do të humbasësh peshë dhe nuk duhet ta teprosh me masën.

Të gjitha kaloritë që merr nga mëngjesi, por edhe vaktet e tjera gjatë ditës duhet t’i kesh nën kontroll, kështu që duke zvogëluar porcionet pak nga pak çdo ditë, do ta kesh më të lehtë të biesh nga pesha shëndetshëm.


TË NGJASHME