HomeLajme

Tre të vdekur nga sulmi në Holandë, policia identifikon të dyshuarin

Tre persona kanë mbetur të vrarë pas të shtënave në një tramvaj në qytetin holandez të Utrecht. Lajmi për numrin e viktimave e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i qytetit ndërsa nëntë persona të tjerë janë të plagosur në një incident të cilin policia thotë se duket të jetë një sulm terrorist.

Policia ka bërë të ditur se janë në kërkim të një turku 37-vjeçar të quajtur Gokmen Tanis dhe i ka paralajmëruar njerëzit që të mos i afrohen atij.

Ndërkohë që shkollat janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia kundër terrorizmit po punon për të kapur autorin e ngjarjes.


TË NGJASHME