HomeLajme

Tre vlonjatë përfundojnë në pranga

Tre persona janë vënë në pranga  të policisë së Vlorës. Ata dyshohen se në bashkëpunim mes njëri-tjetrit kanë vjedhur karburant në një firmë ndërtimi.

Policia thotë se arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi tentuan të vidhnin karburantin e mjeteve të  një firme ndërtimi, e cila aktualisht po kryen punime në BayPass-in e Kaninës.

Njoftimi i policisë:

Policia vë në pranga 3 shtetas pasi kanë tentuar të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi. Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Ç.Sh., 20 vjeç, banues në Selenicë.

A.E., 23 vjeç, banues në Vlorë.

A.B., 53 vjeç, banues në Selenicë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, Policia ka bërë kapjen e këtyre shtetasve pasi kanë tentuar të vjedhin karburantin e mjeteve të firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës.

Menjëherë, pas kontrollit të ushtruar nëpër banesat e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në banesën e shtetasit A.E. Gjithashtu, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar automjetin me të cilin do të bëhej transporti i karburantit, si dhe materiale të tjera: 1 kilogramë kanabis, 4 aparatë celularë, bidona, etj. Materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në ngarkim të secilit dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit A.E.


TË NGJASHME