HomeShowbiz

Tregoi dhe unazën! Zbulohet kush është mashkulli misterioz në krah të Loredanës!

Që prej ditës së djeshme të gjitha mediat online janë duke aluduar për një lidhje të re të Loredanës pas fotove misterioze që ajo postoi në instagramin e saj. Në këto foto reperja tregonte dorën e saj që shtrëngonte dorën e një mashkulli, ndërsa rrëfente se ishte nisur për në Paris.

Fillimisht u aludua se Loredana ishte së bashku me producentin muzikor Macloud duke qenë se ky i fundit ndodhet gjithashtu në Paris, por tani nuk ka më asnjë dyshim. Loredana ka postuar një foto me personin në fjalë rrugëve të Parisit duke na treguar kështu identitetin e mashkullit misterioz që e shoqëron në këtë udhëtim.

Deri tani ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë dhe nuk e dimë nëse në Paris janë për punë apo për pushime. Megjithatë dyshimet për një lidhje mes tyre lindën pak javë më parë, menjëherë pasi u shuan dyshimet për një lidhje të Loredanës me reperin gjerman Bonez.

Thashethemet për lidhje mes tyre u shuan po aq shpejt sa u përhapën, kjo pasi u përhapën zërat për një lidhje të saj me Macloud.

erks.jpg

TË NGJASHME