HomeShowbiz

Tregon detajet si e puthi Tristan, Jordyn Wood e penduar

Reputacioni i saj si një nga mikeshat më të ngushta të familjes Kardashian u shkatërrua kur u zbulua se ajo kishte puthur Tristan Thompson.

Për këtë Jordyn Woods ka folur në një intervistë për “Cosmopolitan”.

Duke diskutuar pasojat e puthjes me partnerin e Khloe Kardashian në shkurt, 21-vjeçarja, tha:

“Nuk dija si të ndihesha. Thosha: Kjo nuk ndodhi vërtet. Unë i thashë atij ‘Duhet të shkoj’. Unë isha duke ikur, kështu që dola menjëherë. U futa në makinë. Isha e shokuar. Kalova një fazë kur mendoja të izolohem nga njerëzit, sepse nuk e dija se si ndihesha. Nuk e di se cila ishte gjëja e duhur për të bërë. Më duhej pak kohë që të përpiqesha të kuptoja se çfarë po ndodhte, pse po ndodhte dhe si do të reagoj ndaj kësaj. Si mund t’i bëj gjërat drejt me veten time, me Zotin dhe me marrëdhëniet e mia? U desh pak kohë në mënyrë që unë të kisha një mendim sesi duhet të reagoja.”

“A do të kisha dashur ndonjëherë që kjo të ndodhte? Kurrë. Por ndodhi. Dhe në fund të fundit, kurrë nuk dua ta shoh dikë të lënduar. E urrej të jem arsyeja për dhimbjen e ndokujt”.

“Unë e dua atë. Ajo është shoqja ime. Shpresoj që gjithçka të rregullohet dhe që të gjithë mund të rritemi dhe të ndërtojmë marrëdhëniet tona me familjen dhe Zotin dhe të jemi më të fortë dhe më të lumtur”.


TË NGJASHME