HomeSociale

Tregtimi i pesticideve/ Farmacistët, jo gjithmonë zbatojnë ligjet

Sipas ligjit të tregtimit të imputeve bujqësore, fostoksina vdekjeprurëse, e medikamentete e tjera që janë tepër toksike u shiten vetëm personave të trajnuar, kjo për të mbrojtur konsumatorin dhe fermerin. Por një gjë e tillë në vendin tonë nuk respektohet.

“Cipërmexi është një prepart i rrezikshëm, ky preparat u shitet personave që kanë dëshmi aftësie ose agronomëve”, u shpreh Sejad Isufaj, agronom.

Medikamentet e rrezikshme u shiten individëve që kanë këtë dëshmi aftësie, ose agronomëve. Cdo shitje-blerje të këtyre ilaçeve duhet të deklarohet në librin e shitjes së farmacistit bujqësore. Preparatet të kësaj lloj natyre gjithashtu duhet të shoqërohen edhe me recetë nga specialist i zonës.

“Në bazë të ligjit kur japim një preparat të tillë duhet të jepet me recetë aty shënohet lloji i ilaçit, mënyra e përdorimit, emri i përdoruesit dhe karanca. Në bazë të kësaj recete fermeri ose agronomi duhet të bëj spërkatje”, tha u shpreh Sejad Isufaj, agronom.

Pesticidet klasifikohen të rrezikshëm kur elementet e tyre kimike vënë në rrezik jetën e konsumatorit, për këtë arsye këto helme duhet të aplikohen në bimë vetëm nga agronomët./tch


TË NGJASHME