HomeLajmi i Fundit

Treguesit e 2019-s/ Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian, 68.1% të gjithë volumit

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 68.1% të gjithë tregtisë. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave mbi tregtinë e jashtme, në periudhën janar – dhjetor të vitit 2019 eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 63.9% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën u krye 34.4% e totalit të tregtisë, Greqia duke zunë 7.5% të vëllimit, Kina me 7.4% dhe Turqia 7.2%. Në vitin 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 299 miliardë lekë, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 649 miliardë lekë.