HomeShowbiz

Trekëndëshi Antonela-Mevlani-Ledjana/ Kjo është fotografia që ndezi gjakrat

Ditën e djeshme, gjatë transmetimit të emisionit Për’puthen u diskutua fotografia e Mevlanit dhe Ledjanës, e publikuar nga kjo e fundit në rrjete sociale, ku i komentoi Antonela duke i thënë se nuk shkojnë me njëri-tjetrin.

Menjëherë pas kësaj kanë nisur diskutimet dhe Mevlani i kërkoi Ledjanës që të mos i mbulojë nishanin se i pëlqen Antonela dhe më pas nisën me komplimente për njëri-tjetrin.

Antonela: E kishte fotoshopu, e kishte bërë si femër.

Mevlani: E pashë vetëm kur ma sollën screenshot. Mendova se kemi dalë bukur vertët, por nuk është hera e parë. Edhe në një foto para dy javësh, ndodhi e njëjta gjë.

Antonela: Unë isha në një cep tjetër dhe më ka prerë.

Mevlani: Ledjana, të lutem herë tjetër mos mbulo nishanin se mërzitet Antonela.

Antonela: Sa bukur i paske prerë flokët sot.

Mevlani: Faleminderit yll.


TË NGJASHME