HomeLajme

“Trekëndëshi i Bermudës” Misteret që fshihen pas këtij fenomeni të çuditshëm

Do ju ketë bërë kurioz “Trekëndëshi i Bermudës” dhe ajo që fshihet aty.

Ky vend misterioz përfshin hapësirën detare në Atlantik mes Miami të Shteteve të Bashkuara, San Juan të Porto Rikos dhe ishujve Bermuda.
Për vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur që të shpjegojnë fenomenet natyrore të pazakonta që ndodhin në këtë trekëndësh, madje ka nga ata që kanë arritur deri aty sa të thonë që bëhet fjalë për një dorë të huaj, jonjerëzore, pra alienë.

Një grup studiuesish të Universitetit të Kolorados analizuan duke përdorur pamjet satelitore format e reve në këtë trekëndësh. Ata panë se në shumë raste retë formonin në mes të tyre një hapësirë me qiell të pastër në formë hegzagonale.

Meteorologët thonë se në këtë formë vorbulle, këto re shndërrohen në bomba ajri të vërteta dhe besojnë se ky është shkaku kryesor që erërat në këtë zonë kapin lehtësisht një shpejtësi mbi 250 kilometra për orë dhe në gjendje të gjenerojnë dallgë deri në 15 metra të larta.

Edhe pse është një parajsë turistike, me plazhe të bukura me rërë, me palma, ka shumë teori interesante në lidhje me këtë hapësirë. Disa janë relativisht të pranueshme, ndërsa të tjerët janë me të vërtetë qesharake.

Faktet më të çuditshme që janë dëgjuar për këtë vend:

-Anija e Christopher Columbus lundroi në ujërat e qeta të Trekëndëshit në vitin 1492, kur ai vuri re lexime të çuditshme në busull dhe top të zjarrtë në qiell.

-Gjatë shekullit të kaluar, aty kanë humbur 1000 jetë, ndërsa çdo vit mesatarisht zhduken katër aeroplanë dhe 20 anije.

– Bruce Gernon pretendon se ka humbur 28 minuta pasi fluturoi përmes një tuneli të reve që ka ndryshuar rrjedhën e kohës. Aeroplani u zhduk nga radari, për t’u pastaj shfaqur në Miami Beach.

– Baza për testim e quajtur AUTEC, e njohur si Zona 51 Detare, është vendosur në afërsi të Trekëndëshit të Bermudës dhe thuhet se aty janë vërejtur shumë objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO).


TË NGJASHME