HomeModa

Mos e lini verën të shkojë pa provuar këto trende të bukurisë

Këtë verë kemi bërë qejf me ngjyrat neon të cilat janë bërë pjesë e trendeve të bukurisë që po ndjekin fashionistat. Trendet më të guximshme të bukurisë u vunë re këtë sezon veror, kur mund të themi se kemi pasur shumë dorë të lirë me ngjyrat e ndezura!

Para se të mbarojë vera duhet patjetër të provonit të paktën njëherë çdo trend të ri të bukurisë.

Sytë neon!

Nuk ka rëndësi nëse është toni apo peneli mnë ngjyrë neon, e rëndësishme është që sytë tuaj të shkëlqejnë shumë, po shumë aman!

Manikyri French por me ngjyra!

Pas Bella Hadid tani një numër i madh të famshmesh janë fiksuar me këtë model manikyri që ngjan disi me atë French, por është me ngjyrë dhe me një formë gjatësore si te fotoja e Elvanës më poshtë.

Buzëkuqi super i kuq!

Buzëkuqin e kuq si gjaku duhet ta keni patjetër në kuletën tuaj të produkteve të makijazhit, dhe mos ta dëgjojmë shprehjen: “Nuk më shkon!” Çdokujt i shkon, mjafton të gjeni nuancën e duhur!

Onde të mëdha dhe me volum!

Flokë të dendur dhe me volum janë kryefjala e verës 2019. Nisur nga Luana Vjollca te Xhensila Myrtezaj, vajzat shqiptare preferojnë këto modele:

Karfica anësore në flokë!

Nëse ka një aksesor që e kemi parë shpesh në fotot e fashionistave është karfica. Nuk ka rëndësi nëse i vendosni dyshe ose treshe, janë me perla apo me gurë, karficat e vendosura në pjesën anësore të flokëve janë qershia mbi tortë e këtij sezoni.

Gërshetat

Modeli më “in” i flokëve kur je në plazh, është ai i gërshetave. Një numër i madh vajzash të ekranit shqiptar kanë preferuar t’i mbajnë flokët gërshet në plazh dhe jo vetëm se janë praktike por sepse duken cool.

Image result for gershetat



TË NGJASHME