HomeModa

Trendet e flokëve që duhet të provoni në 2019-n

Sa prej nesh janë angazhuar për të bërë një ndryshim per vitin 2019?

Nëse ju duhet pak guxim dhe disa ide, atëherë jeni në vendin e duhur.

Të famshmet shqiptare vendosën që të sillnin një pamje të re me ardhjen e 2019-s dhe mund të themi që trendet e këtyre modeleve të flokëve do të vazhdojnë për shumë gjatë.

Nëse do të bësh një ndryshim drastik atëherë bëhu bjonde. Por do të ishte më mirë të guxonit me bjonde të stilit me shkallëzim, e cila është më e errët te rrënjët dhe më e hapur te fundi i flokut, si shembulli i Era Isrefit.

Pavarësisht se prej vitesh vjen dhe ikën nga moda, këtë vit bëni një ndryshim të papritur. Dhe idenë na e risjell në mendje moderatorja Roza Lati. Zgjidhni nuancën e rozës së argjendtë dhe do ta keni shumë të lehtë që të riktheni flokët platin pas disa larjeve.

Ose mund të zgjidhni një nuancë më të theksuar mes rozës dhe lejlasë, si Sara Kolami.

Për brundet që janë në dilemë për ndryshimin e ngjyrës së flokëve, Andrra Destani gjeti të mesmen e artë: bjonde “balayage”. Ruani nuancën e flokëve tuaj dhe një pjesë të fundeve zbardhini me nuancën e mjaltit.

Dimrit i shkojnë përshtat shumë edhe ngjyrat e errëta të flokëve. Këngëtarja Nora Istrefi zgjodhi që të ndryshonte nuancën e flokëve në atë të gështenjës së errët.

 


TË NGJASHME