HomeModa

Trendet e make up-it në vitin 2019

A do ta vëmë theksin gjatë vitit të ardhshëm në vetulla, linja të syrit apo do të jemi të dashuruar në ndonjë trend të ri?

Gjykuar sipas risive dhe trendëve të shumtë, të cilët po i lajmërojnë grimuesit e njohur, 2019-a do të jetë vit interesant sa i përket grimit.

Fjala është për kthimin e viteve ’90 dhe favoreve të grimit, të cilat janë të lidhura me atë periudhë. Kështu buzët tona do t’i zbukurojnë nuancat e gështenjta të buzëkuqve të cilat do të jenë për një nuancë më të errët nga ngjyra e buzëve tona natyrale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pamjen natyrale do ta bartin edhe në daljet në mbrëmje, ndërkaq theksi gjithsesi do të jetë në vetullat natyrale.

Pra, në vitin 2019 harroni vetullat e Instagramit për shkak të të cilave të gjithë një kohë jemi dukur goxha si të klonuar!

Prandaj, i gjithë fokusi i grimit në vitin e ri do të jetë në linja, prandaj provoni ta përsosni këtë teknikë.

Gjithashtu, linja e zezë e syrit do të marrë “pozitën” e vet, fillimet e së cilës kemi mundur t’i vërejmë edhe nga fundi i këtij viti, ato pra janë nuanca në ngjyra, prandaj lirisht përdorni fantazinë tuaj.

Ajo që do të lëmë pas do të jetë konturimi shumë i theksuar i fytyrës të cilin do ta zëvendësojnë disa veprime me bronzer në vendet kyç, në mënyrë që të rrumbullakojmë fytyrën.

Nga e gjithë kjo që theksuam, na duket se kemi hyr në vitin i cili do të jetë i thjeshtë, por me një dozë elegance!


TË NGJASHME