HomeModa

Trendet e reja: Si t’i bësh thonjtë kur s’është akoma koha e të kuqes

Jemi në nëntor, që do të thotë se është ende larg koha e të kuqes së gjakut, tipike për festa. Pra, duhet diçka para-festive. Trendet e momentit janë të larmishme dhe variojnë nga nuancat e kremit deri te ngjyrat jo fort tipike për sezonin vjeshtë-dimër.

Për ato që nuk eksperimentojnë shpesh dhe preferojnë ngjyra natyrale, përgjithësisht këshillohen nude, karamel dhe krem.

Ose një ngjyrë pak më e fortë, një nuancë çokollate, diçka e përzierë me vishnjen, por pa kaluar te e kuqja flakë.

Trend është gjithashtu edhe bluja, që mund ta kërkoni në nuancat: azure, admiral, navy ose cobalt.

Nuancat e ngjyrës së gjelbër nuk përjashtohen gjithashtu.

Për ato që thjesht nuk pëlqejnë ngjyrat bazike, si thoni për të verdhën e gjetheve të vjeshtës?



TË NGJASHME