HomeModa

Trendet e tatuazheve në vitin 2020

Nëse i preferoni tatuazhet, me siguri keni pyetur veten se “çfarë tatuazhi të bëni së pari” dhe më pas lind dëshira për një tatuazh të dytë sepse pasi të filloni me të parin është e vështirë të ndaleni me aq. Procesi i bërjes së një tatuazhi është mjaft i vështirë por dhe arritja e një dizajni perfekt mund t’ju duket si e pamundur. Ka kaq shumë larmi tatuazhesh me figura dhe fjalë të pafundme, por cili është i përsosur për ju?

Disa njerëz zgjedhin tatuazhet e tyre bazuar në kuptimet personale që ato mundë të kenë ndërsa të tjerët kërkojnë disa tatuazhe që i shohin të bukura dhe estetikisht të këndshme dhe nuk shqetësohen vërtet për kuptimin. Por vetëm në rast se ju kujdeseni për trendet, ose mbase keni nevojë për një lloj frymëzimi dhe udhëzimi, këtu janë tendencat e tatuazheve për vitin 2020.

Planifikimi i tatuazhit
Një nga tendencat më të mëdha në zhvillim për vitin 2020 është planifikimi i projekteve të mëdha të tatuazheve që do të marrin një shpërndarje të madhe të trupit të një personi. Njerëzit janë duke u larguar nga ideja për të filluar me disa tatuazhe të vogla. Ata mendojnë t’i mbledhin ato në një të vetme duke i përshtatur kështu me njëra-tjetrën.

1. Thoughtful Tattoo Planning | Tattoo Trends That Are On The Rise In 2020 | Brain Berries

Tatuazhet Peekaboo
Tatuazhet janë duke u bërë shumë të popullarizuara dhe njerëzit nuk janë aq të shqetësuar për të pasur një tatuazh të dukshëm. Një nga tendencat e 2020 është edhe tatuazhi peekaboo. Ne i quajmë këto tatuazhe peekaboo sepse shpesh këto tatuazhe në përgjithësi janë “lajkatare” për pjesën e trupit ku ndodhen. Kjo mund të jetë pjesa e prapme e krahut mbi bërryl ose në shpatullën. Këto zona janë mjaft të lehta për ta shfaqur tatuazhin tuaj, por gjithashtu ju mund ta mbuloni nëse dëshironi.

2. Peekaboo Tattoos | Tattoo Trends That Are On The Rise In 2020 | Brain Berries

Tatuazhet e qafës dhe fytyrës
Meqenëse tatuazhet tani janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe nuk konsiderohen më si diçka që kanë vetëm “kriminelët”, njerëzit kanë më shumë gjasa t’i vendosin ato në zona shumë të dukshme. Dikur vetëm personat që shkonin në burg bënin tatuazhe të fytyrës dhe qafës, por në atë kohë ju nuk do të merrnit kurrë punë nëse do të kishit një tatuazh në qafë apo fytyrë. Në ditët e sotme është duke u bërë e zakonshme, deri në atë pikë sa muzikantët dhe madje edhe modelet vendosin të bëjnë tatuazhe në qafë dhe fytyrë. Tashmë tatuazhet e fytyrës dhe qafës janë në kulmin e popullaritetit.

3. Neck and Face Tattoos | Tattoo Trends That Are On The Rise In 2020 | Brain Berries

Tatuazhet në dore dhe vesh
Njësoj si tatuazhet për fytyrën dhe qafën, tatuazhet e dorës dhe veshit po bëhen shumë të njohura në vitin 2020. Duket sikur të gjithë njerëzit janë me idenë se të pasurit një tatuazh është në modë. Në vend të unazave dhe piercings, ata zgjedhin të kenë tatuazhe të vogla në gishtat e tyre. Disa zgjedhin të bëjnë tatuazh datën e dasmës së tyre në gishtin e unazës, në vend që të mbajnë një unazë, ndërsa disa të tjerë në vend të piercing, vendosin të bëjnë tatuazhe të vogla në pjesën e veshit.

4. Hand and Ear Tattoos | Tattoo Trends That Are On The Rise In 2020 | Brain Berries

2020 ka të bëjë me eksperimentimin dhe kombinimin unik të stileve. Ju nuk duhet të zgjidhni një stil tatuazhesh dhe t’i përmbaheni asaj. Ju mund të keni tatuazhe gri dhe ato neo-tradicionale. Por ajo që është edhe më e freskët, është që mund të bashkoni stilet. Grafite dhe portreti në një tatuazh? Një lule e hollë me elementë tatuazhesh zbukuruese.

5. Blending Styles | Tattoo Trends That Are On The Rise In 2020 | Brain Berries

Tatuazhet e Artit
Një tjetër trend që po shfaqet në vitin 2020 është të bësh tatuazh arti. Mund të jetë një pjesë moderne e artit ose një kopje e një pikture klasike. Asgjë nuk është jashtë kufijve, por patjetër që dëshironi të merrni një artist tatuazhesh që specializohet në tatuazhet e artit nëse dëshironi që rezultati të jetë aq mahnitës sa edhe pjesa origjinale e artit.

6. Art Tattoos | Tattoo Trends That Are On The Rise In 2020 | Brain Berries

Realizmi ilustrues
Ky stil i tatuazheve është jashtëzakonisht i popullarizuar tani. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rikrijuar një foto, një pikturë ose një skenë nga filmi. Në vend të realizmit që thjesht krijon figurën, kjo e bën atë të duket më e vërtetë nëse vizatohet me lapsa me ngjyra ose bojë.

7. Illustrative Realism | Tattoo Trends That Are On The Rise In 2020 | Brain Berries

Tatuazhet e animuara po fitojnë popullaritet si kurrë më parë pasi njerëzit po zgjedhin të marrin tatuazhe të karaktereve të tyre të preferuar përsa i përket filmave të animuar. Shumica prej nesh u rritën në Sailor Moon dhe Pokemon, kështu që nuk është aq befasuese, por është akoma bukur të shohësh që kjo formë arti të shndërrohet dhe të bashkohet me artin e tatuazhit.

8. Anime Tattoos | Tattoo Trends That Are On The Rise In 2020 | Brain Berries

TË NGJASHME