HomeLifestyle

Trendet e viteve 2000 të cilat duam ti harrojmë por që po rikthehen fuqishëm

Kur hedhim një vështrim trendeve të viteve të mëparshme na duket e vështirë ti besojmë se njerëzit i pëlqenin me të vërtetë ato.
Jemi në 2020-ën dhe njerëzit po fillojnë të rikthejnë disa nga ato trende në modë. Njerëzit po fillojnë të lyejnë flokët sërish madje po blejnë rroba që i gjithë interneti i konsideronte qesharake vite më parë.

Ne do ju tregojmë trendet që janë kthyer tashmë në të preferuarat e njerëzve.

1-Toni i flokëve

Flokët me 2 tone ashtu sikurse i kishte Christina Aguilera, Britney Spears në vitet 2000 është kthyer në modë. Këngëtare si Dua Lipa dhe Billy Eilish e kanë provuar tashmë këtë stil flokësh.

2- Nxirja e trupit

Nxirja intensive e trupit po rikthehet sërish në modë. Ajo që ju dukej si një zgjedhje e shpifur tashmë po praktikohet nga shumë të famshëm.

3-Xhinse super të shkurtër

Një tjetër rikthim i viteve 2000. Xhinset super të shkurtra po kthehen në të parapëlqyerat e vajzave. Stilistët po përgëzojnë vajzat që guxojnë dhe i veshin ato në rrugë apo ambiente të hapura.

4-Rrethi i kokës

Në pranverën e 2020-ës aksesorët janë bërë shumë të rëndësishëm në një veshje. Sidomos rrethet e kokës që janë shumë të holla.

5- Manikyr ‘french’

Para pak vitesh manikyri french ishte në top listën e shumë bloggereve të njohura. Duket se trendi i viteve 2000 do të jetë në modë edhe në 2020-ën.

6-Pantallonat me xhepa

Pantallonat e tillë që ngjajnë si uniformë ushtarake janë në trend për momentin.

7-Highlights

Highlights është sërish në trend dhe këtë na e vërtetoi Jennifer Lopez.


TË NGJASHME