Lajme Moda

Trendi i flokëve, për vjeshtë – dimër 2018

Flokët portokalli të Wilma Flintstone, që nga vitet ‘60 janë rikthyer në modë. Ngjyra e zjarrtë, këtë sezon ka trokitur sërish dhe e dini nga vjen? Nga Hollywood-i! Po, madje nga filmat e fundit dhe nga personazhet e njohur, të cilët e kanë kuptuar që “flaka” është gjithmonë tërheqëse.

Por jo vetëm në ekran. Edhe jashtë tij, portokallia në flokë ka nisur të bëhet trend edhe në pasarela, edhe në street style.

Dakota Johnson

Nga nuanca e lehtë e kajsisë që spikati te karakteri i Lady Gaga-s në filmin që po bën xhiron e botës “A Star Is Born” e deri te ngjyra e fortë e Rita Ora-s, duket se personazhet e njohur e kanë gjetur zgjidhjen më të mirë te portokallia – ngjyra e momentit. “Portokallia është një progresion i natyrshëm i flokëve të trëndafilta që kemi parë kohët e fundit”,- tha Stephanie Brown, hair stylist-e nga Salloni Eddie Arthur, në NYC.

“E veçanta e saj është edhe te nxjerrja në pah e tipareve në sytë tuaj: portokallia i bën sytë blu dhe jeshilë më ndriçues, ndërsa sytë kafe i bën më të ngrohtë.”

Related posts

Aksident në Peqin, plagosen rëndë tre persona

Xhensila Gotanews

Fifi flet për peripecitë që ka kaluar në jetë: Kam luftuar…

emanuela

Masakra e Peshkëpisë, Fredi Bejleri për herë të tretë në Prokurori

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!