HomeModa

Trendi i fundeve të mëndafshta po bën namin në Instagram

Duke qenë se jemi në periudhën e kombinimit të fundeve me pulovrat e dimrit, është mirë të dini sesi mund t’i jepni shkëlqim më tepër look-ut tuaj me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e pranverës.

Fashionistat e Instagramit sollën në modë këtë dimër veshjen e fundeve poshtë gjurit me një material të mëndafshtë dhe të shndritshëm.

Ky trend është rikthyer me një shumëllojshmëri ngjyrash të fundeve të rrëshqitshëm prej sateni, që i japin freski paraqitjes dhe do të jenë shumë “in” në pranverë.

Në dukje mund të duken si funde që nënat tona do t’i vishnin poshtë fustaneve dimërore, kështu që bëni mirë të kontrolloni njëherë në gardërobën e tyre.

Kombinimi i fundeve të mëndafshta do të duket perfekt me një T-shirt, triko, pulovër ose xhaketë.

Ne po sjellim një mori kombinimesh më poshtë, për t’ua bërë më të lehtë zgjedhjen. Shijojini!

 


TË NGJASHME