HomeModa

Trendi më i fundit i momentit që ka tërhequr vëmendjen e vipave

Diçka që një vip do të veshë patjetër që do të kthehet në trendin e momentit. Po ju njohim me bluzën që kohëve të fundit për vipat është kthyer në veshjen më ‘in’ të momentit dhe që patjetër kanë tërhequr vëmendjen.

Kryefjala e kësaj bluze janë puplat. Është marka “Attico” ajo e cila ka ekskluzivitetin e kësaj bluze që në fakt është bust dhe e thurur me pupla anembanë.

Për ngjyrën s’ka rëndësi, sa më e ndezur këtë verë aq më mirë! Chiara Ferragni është ndër të parat fashioniste që e ka veshur versionin e saj ngjyrë pink, që i shkon kaq shumë!

Dhe nëse jeni në dilemë sesi mund ta kombinoni këtë bluzë, ne ju sjellim sot disa sugjerime nga të famshmet shqiptare e të huaja.


TË NGJASHME