HomeModa

Trendi më i madh i ngjyrës që do ta shohim kudo në 2020-n!

Erdhi ajo koha e fundvitit kur ekspertët e ngjyrave parashikojnë të gjitha nuancat që do të bëjnë namin vitin e ardhshëm.

Si çdo dhjetor, “Pantone” ka zbuluar tendin më të madh të ngjyrës që do ta shohim kudo në vitin 2020.

Është fjala për Blunë Klasike, një ngjyrë që është tashmë një ndër të preferuarat e të famshemve.

Instituti “Pantone Color” publikon çdo fundvit ngjyrën që do të jetë në modë vitin e ardhshëm dhe këtë vit zgjedhja nuk është zhgënjyese.

Ngjyra e vitit për 2019-n, ishte ngjyra e koraleve, një ndërthurje mes rozës dhe portokallisë që u kthye në trend kryesor veçanërisht te makijazhet.


TË NGJASHME