HomeModa

Trendi më i rëndësishëm i kësaj vjeshte nuk kushton fare

Nuk ka absolutisht asnjë veshje më thelbësore, që gjithmonë është lënë në hije, sesa çorapet.

Sigurisht, ato nuk janë gjithmonë qendra e vëmendjes në një veshje, si xhinset tuaja të preferuara apo palltoja juaj, pasi në shumicën e kohës janë të fshehura.

Por të flasim sinqerisht, tani është koha që ato të marrin vëmendjen e madhe të stilistëve dhe ia kanë dalë ta bëjnë këtë sezon.

Veshja e çorapeve me sandale, këpucë apo edhe atlete është kthyer në një trend të madh që e kanë sjellë edhe stilistët më me famë të modës në pasarelat e tyre.

Për rreth 1000 lekë të rinj, ju mund të transformoni paraqitjen tuaj dhe të bëni kombinimet më fantastike të çorapeve me këpucët apo atletet e sezonit.

Nëse keni nevojë për ide, ne ju sjellim më poshtë kombinimet më fantastike që kemi parë:


TË NGJASHME