HomeModa

Trendi më i ri:Xhinset asimetrike!

Në modë, jo çdo trend i ri ndodh për një arsye specifike. Të njëjtën gjë themi edhe për xhinset asimetrike; njëra këmbë është e ngushtë, ndërsa tjetra e gjerë, e ngjashme me xhinset e stilit boyfriend.

Xhinset më të famshme të momentit u krijuan nga marka me bazë në Kiev, Ksenia Schnaider, e cila ka fituar popullaritet tek emra si Bella Hadid dhe Dua Lipa.

“Partneri im, Anton Schnader, më tha që kjo ide është shumë e çmendur dhe askush nuk ka nevojë për këto xhinse, kështu që hoqa dorë për disa arsye. Por disa muaj më pas kuptova që të paktën një person kishte nevojë për t’i veshur – unë!” – u shpreh Ksenia Schnaider, dizajnerja e markës me të njëjtin emër.


TË NGJASHME