HomeModa

Trendi numër një për këtë sezon: Si t’i kombinojm çizmet e gjata mbi gjunjë

Nëse planifikoni t’i vishni çizmet tuaja çdo ditë, është me rëndësi të jenë të rehatshme.

Çizmet mbi gjunjë pa dyshim janë njëri ndër trendët më të mëdhenj edhe këtë sezon, janë shumë tërheqëse dhe me një palë të tilla, përpiquni të pasqyroni individualitetin dhe ndjenjën tuaj për stil.

Për shkak se ato filluan të vishen që nga viti i kaluar, me siguri deri tani keni blerë së paku një palë, por nëse jo – dyqanet janë përplot prandaj s’ka dyshim që do të gjeni një palë  që do t’ju pëlqejnë edhe juve por do të kenë edhe çmim të përballueshëm për ju.

Çizmet mbi gjunjë duken njësoj mirë me taka dhe pa taka, gjë që tregojnë fotot e blogereve dhe materialet e stilit të rrugëve.

Ato, mund t’i kombinoni lehtësisht me gjithçka që nga fustanet e shkurtra, deri te xhinset në varësi të takës apo materialit.

Mos hezitoni! Çdokush do t’jua miratojë këtë zgjedhje.

 


TË NGJASHME